Njihuni me lëngjet më të mira të frutave për stinën e virozave
Autori: Gazeta inFokus
08:02 | 31 March 2021
Vitamina C është e nevojshme për të forcuar imunitetin, sidomos në periudhë virozash. Duke qenë se vitamina C tretet në ujë dhe organizmi nuk arrin ta prodhojë vetë, njeriu duhet të ushqejë trupin vazhdimisht me këtë vitaminë.
Rregulli i përgjithshëm është që të rriturit duhet të konsumojnë rreth 75-90 miligramë vitaminë C në ditë, por ka studime që rekomandojnë të paktën 500 miligramë në ditë. Disa njerëz arrijnë të përballojnë edhe doza më të larta deri në 2000 miligramë vitaminë në ditë. Ndaj sasia e 500 miligramëve konsiderohet një kufi i shëndetshëm, por kur bëhet fjalë për suplementë, AgroWeb.org ju këshillon që si fillim të konsultoheni me një mjek.
Lëngu i Portokallit Për Imunitetin
Lëngu i portokallit është shumë i pasur me vitaminë C dhe rekomandohet kundër inflamacionit, sidomos atij që shkaktohet nga një regjim ushqimor me bazë mishi. Ekspertët thonë që për të marrë këto vlera duhet të pimë lëng portokalli me gjithë tul çdo ditë.
Lëngu i Rrushit Për Trurin
Lëngu i freskët i rrushit është plot me vitamina dhe antioksidantë të cilat i bëjnë mirë trurin. Eksperimentet e kryera tregojnë se konsumi ditor i këtij lëngu për të paktën 12 javë përmirëson ndjeshëm kujtesën.
Lëngu i Boronicës së Kuqe Për Tretjen
Përveç vitaminës C, ky lëng është shumë efikas kundër infeksioneve të veshkave por edhe për përmirësimin e sistemit tretës. Ai pengon prodhimin e baktereve të ulçerës, por që të merrni këto përfitime, ky lëng duhet të jetë 100 përqind natyral.
Lëngu i Domates Kundër Kancerit
Domatet përmbajnë shumë antioksidantë që janë të nevojshme për betejën kundër kancerit. Bashkë me domatet ju mund të shtrydhni disa perime për të marrë jo vetëm vitamina dhe antioksidantë por edhe fibër dhe minerale.
Lëngu i Kumbullës Për Një Tretje Më Të Mirë
Lëngu i kumbullës është plot me antioksidantë, kalium dhe fibër. Ai shërben si laksativ dhe lehtëson jashtëqitjen.
Lëngu i Shegës Plot Antioksidantë
Shega është një thesar vlerash dhe lëngu i saj përmban më shumë antioksidantë se çaji jeshil apo vera e kuqe. Antioksidantët na mbrojnë nga radikalet e lira të cilat shkaktojnë jo vetëm inflamacion por edhe sëmundje më të këqija, siç është kanceri.
Të tjera
-
A e ndihmoi ekonominë, tërheqja e mbi 198 milionë euro nga 10% i Trustit?
Mbi 198 milionë euro të tërhequra nga Fondi i Kursimeve Pensionale, nuk e kan...
-
Konjufca pas takimit me Vasfije Krasniqin: Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca të mërkurën është takuar me ak...
-
Kurti u tregon për prioritetet e qeverisë së tij Udhëheqësve diplomatikë të BE-së
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryem...
-
Petrit Zogaj i reagon Rron Gjinovcit: “Problem nuk janë Shefqetët e xhamive, por ju të arsimit”
Analisti Petrit Zogaj i ka reaguar Rron Gjinovcit të ORCA-s pasi ky i fundit ...
-
Organizohen shqiptarët përtej Atlantikut, i kërkojnë Amerikës ta ndihmojë Kosovën me vaksina
Kongresi Panshqiptar Amerikan është takuar sot virtualisht me pesë zyrtarë të...
-
Zbardhen detaje të reja nga aksioni i Policisë ku u arrestuan 25 persona
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot është...
-
Konjufca takoi kryetarët e grupeve parlamentare, këto ishin pikat që u diskutuan
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, takoi kryetarët...
-
Albin Kurti dorëzon komentet në Kushtetuese pas ankesës së Listës Serbe
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar sot kryetares...
-
Kërkohet heqja e orës policore, Arben Vitia mbledh nesër kryetarët e komunave
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Administrimit të Pushtetit Loka...
-
Fushata për Prishtinë, Ramush Haradinaj prezanton tri familje që iu bashkuan AAK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka...
-
Kosova paralajmëron reciprocitet me secilin shtet
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa të reciprocitetit për secilin shtet, ...
-
Kërkohen bursa shkollore për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian
Përfaqësuesit e Organizatës Jo-Qeveritare “Zëri i Romëve,Ashalinjve dhe Egjip...