Lifestyle

Njihuni me helikopterin “ufo” (FOTOT)

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 14 October 2019

Një helikopter luftarak kinez i quajtur “super peshkaqen i madh i bardhë” është prezantuar në një ekspozitë të helikopterëve në qytetin kinez të Tianjin.Modeli i helikopterit të prezantuar duket si një pjatë fluturues, kurse prototipi i tij është planifikuar të bëjë fluturimin e parë në vitin 2020.

Ekspertët ushtarakë kinezë kanë thënë se bëhet fjalë për një fluturake të një karakteri krejtësisht eksperimental dhe se, edhe nëse vendoset të aplikohet në praktikë, nuk pritet të bëhet së shpejti.

Puna në këtë model është e dobishme për sa i përket zhvillimit të teknologjive të fluturakeve në të ardhmen, thanë ekspertët. Fluturakja, e ngjashme me ato në filmat fantastikë shkencorë, është e gjatë 7.6 metra dhe e gjerë 2.85 metra.

-Advertisement-

Kabina e pilotëve me dy ulëse është e vendosur në mes të strukturës unazore të fluturakes, e cila, me dy turbo motorë mund të zhvillojë shpejtësi të mëdha – deri në 650 kilometra në orë. Helikopteri peshon gjashtë tonë dhe mund të fluturojë në lartësi deri në 6,000 metra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera