Fun & Video

Njihuni me britanikun i cili me taksinë tank transporton dasmorët dhe nxënësit nëpër mbrëmje të maturave

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 18 November 2021

Merlin Batchelor nga Norwichi i Anglisë, ofron një shërbim të pazakontë, taksi-tank për raste të veçanta siç janë dasmat, ditëlindjen, ceremonitë mortore dhe ngjarje të tjera të ngjashme.

Merlin për këtë vozitje të pazakontë kërkon rreth 1.000 dollarë, duke theksuar se tanku-taksi i tij në fakt nuk është tank por një mjet i blinduar që i ka kushtuar 35.000 dollarë, para këto të cilat i investoi për sanimin e disa defekteve teknike.

“Fillimisht interesim shprehën fqinjët, më pas miqtë që më kërkonin t’i dërgojë në destinacione të caktuara, e edhe qytetarët që nuk i njihja fare që kërkonin t’i dërgojë në mbrëmjen e maturës”, tha Batchelor për CBS Neës.

-Advertisement-

Ai kryesisht transporton njerëz për në dasma pasi aktualisht për këtë edhe ka leje, por thotë se është në pritje edhe të transportimit të nxënësve për në mbrëmjet e maturës, ditëlindje dhe ngjarje tjera.

Merlin thotë se kjo vozitje e pazakontë “ofron një kënaqësi të rrallë”.

“Derisa shëtiteni rrugëve, shihni aq shumë njerëz që qeshin me ju dhe bëjnë me gisht kah ju”, shtoi ai.

Por është interesant se për ta siguruar mjetin e tij të blinduar i bie të paguaj më pak sesa për një Honda Civic që e ka në pronësi familja e tij.


Ndryshe një mjet i tillë i blinduar mund të lëvizë me shpejtësi prej 60 kilometra në orë. E për ta mbushur plot një rezervuar, nevojiten 450 litra benzinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera