Njihuni me 8 femrat më të dëshiruara të vitit 2019-Foto
Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 16 January 2019
Apeli femëror kalon nga personaliteti emocional, sipas një sondazhi të “Anima Select”. Adriana Lima kombinon bukurinë dhe karakterin
Adriana Lima
Shijet ndryshojnë dhe ajo që dje konsiderohej tërheqëse humbet rëndësinë në krahasim me karakteristikat e tjera. Sipas një studimi të organizatës ‘Anima Select’, e kryer në një mostër prej 1600 burrash në moshën 24 dhe 55 vjeç, ka kaluar koha kur lartësia dhe hollësia mbretëronin si modele referimi te një grua. Mashkulli, në vitin 2019, përqendrohet në një feminitet me një trup harmonik, por, më e rëndësishmja, kërkon personalitet dhe jo thjesht fizikun. Në renditjen e grave ideale, të hartuara sipas këtij studimi, në radhë të parë është modelja dhe ish-engjëlli i Victoria’s Secret, Adriana Lima. Sipas hulumtimit, Lima është emblema e një gruaje të fortë dhe simpatike, e sigurt për veten dhe joshëse. “Ajo fsheh një anë të ëmbël dhe preferon përballje të qeta, ku të gjithë mund të shprehin me qetësi mendimin e tyre. Më shumë se ta ketë diçka, ajo preferon ta dëshirojë atë”, shpjegojnë psikologët e ‘Anima Select’.
Dakota Johnson
Dakota Johnson, hyri në imagjinatën kolektive për rolin e Anastasia Steele në “50 hijet e Greit”, duke përfaqësuar një grua shumë femërore, por në të njëjtën kohë me instinkt amësor, me një karakter të ëmbël dhe vendimtar, që do të kujdeset për dashurinë e saj dhe për njerëzit e dashur.
Aktorja Kate Upton u pëlqen si adoleshentëve, ashtu edhe të rriturve. Sensuale dhe femërore, ajo ka një karakter shumë të fortë dhe vendimtar. Femrave si ajo u pëlqen që të katalizojnë vëmendjen e burrit te vetja.
Eliza Taylor
Eliza Taylor është 28 vjeç dhe është e njohur për rolin e saj si Janae Timmins në serialin “Fqinjët”. Ajo pëlqen të jetë një grua që e përkëdhel partnerin e saj, por në të njëjtën kohë do që gjërat të jenë reciproke: “Ajo është një grua shumë konkrete dhe e vendosur që nuk i pëlqen të ëndërrojë, ajo preferon të veprojë. Pritjet e gjata e dekurajojnë”, shton krijuesi i ‘Anima Select’, Giuseppe Gambardella.
Emma Watson
Kate Upton
Emma Watson mishëron llojin e gruas si “Audrey Hepburn”, një grua që pëlqen të zërë rolin e pushtetit dhe të jetë në qendër të të gjitha llojeve të vendimeve dhe prandaj shpesh është në konflikt me gratë e tjera. Ajo preferon një dialog të gjallë në të cilin të përballet edhe me mendime kontradiktore.
Taylor Hill
Vendi i gjashtë për modelen amerikane, Taylor Hill, që mishëron tipologjinë emocionale të një gruaje që e do shumë vëmendjen ndaj detajeve. Ajo është shumë e saktë dhe proaktive dhe gjithmonë është e gatshme për të ndihmuar, një virtyt që e bën atë të jetë një nënë e shkëlqyer, përveç të qenit e bukur me ose pa make-up.
Amanda Cerny
27-vjeçarja Amanda Cerny, ish-lepurushja e Playboy është simpatike dhe misterioze dhe shkon mirë me gratë. Megjithatë, ajo shpesh hyn në konflikt me burrat. “Ajo do gjithçka dhe menjëherë. Në çift është tërheqëse, por gjithmonë ëndërron një partner që të kujdeset për të”, thonë analistët e ‘Anima Select’.
Manuela Arcuri
Dhe në këtë sondazh të më bukurave në botë nuk mund të mungonte një italiane: Manuela Arcuri, – e fortë dhe e vendosur, – mishëron llojin emocional të gruas që do gjithmonë të jetë në krye dhe të ketë rol udhëheqës. Karakteri i saj i ashpër shpesh e bën atë të konkurrojë me burra, por ajo lidhet me partnerë që i japin siguri dhe stabilitet.
Të tjera
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave t...
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...