Njihuni me 4 mënyra si të parandaloni djersitjen e këmbëve gjatë verës
Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 13 August 2020
Një nga proceset më natyrale dhe të nevojshme të trupit të njeriut padyshim që është edhe djersitja. Megjithëse shumë e nevojshme për të ruajtur temperaturën normale të trupit mes 36-37 gradë C, shpesh djersitja mund të kthehet në një problem sa estetik aq edhe shëndetësor.
Veçanërisht në ditet e gjata e të nxehta të verës ky proces shtohet në të gjithë trupin, por më shumë në duar dhe në këmbë. Djersitja e tepërt e këmbëve mund të shkaktojë parehati në të ecur, të prishë këpucët, këmbët tuaja dhe të shkaktojë aroma të pakëndshme. Njejtë në duar ku mund të shkaktojë parehati gjatë ditës. Për të shpëtuar nga ky problem në këtë artikull ju tregojmë se si ta shamangni me disa mënyra të lehta.
Lani këmbët çdo ditë
Megjithëse mund të tingëllojë si këshillë e panevojshme është e rëndësishme që ju ti lani këmbët tuaja çdo ditë me ujë të freskët. Kjo edhe nëse pëdorni këpucë, çorape apo sandale gjatë ditës.
Bëjeni këtë proces çdo darkë para se të shtriheni duke i fërkuar me sapun antibakterial. Në këtë mënyrë do të largoni të gjithë djersën dhe bakteret që shkaktojnë aromën e pakëndëshme. Mos harroni t’i pastroni ato 2-3 herë në javë pas dushit me një furcë të posaçme për këmbët, në mënyrë që të largoni të gjithë lëkurën e panevojshme.
Përdorni pudër
Pudra është një nga mënyrat më të mira për të parandaluar djersitjen e trupit. Mund të përdorni një pudër të zakonshme ose të blini në farmaci pudër kundër baktereve dhe djersitjes. Hidheni atë në këmbët tuaja çdo herë pasi i lani në mënyrë që të keni nën kontroll djersitjen dje aromën gjatë gjithë ditës.
Uthulla e mollës
Padyshim një nga përbërsit natyralë më efikasë edhe me lëkurën. Lajini këmbët tuaja me uthull molle në mënyrë që të mund të mbyllni poret dhe të largoni djersën e tepërt. Për këtë proces mund të përdorni një pambuk të zhytur në uthull molle dhe të lyeni këmbët ose ta përzieni atë me ujë të vakët dhe t’i lani ato për 15-20 minuta rradhazi në këtë ujë. Bëjeni këtë disa herë në javë para se të shkoni për të fjetur.
Lëng limoni
Shtrydhni pak lëng limoni në një pambuk ose napë dhe me të lyeni këmbët tuaja. Fokusohuni në pjesën e poshtëme dhe atë më problematiken. Lëreni të thahet për disa momente dje më pas mund ta vishni corapet apo këpucët si normalisht. Një nga këshillat kryesore që dermatologët japin eshte zgjedhja e këpucëve sa më cilësore që i ofrojnë ajrosje këmbës si dhr çorape të buta pambuku./AgroWeb
Të tjera
-
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sipas informacioneve të fundit, k...
-
Përfundon takimi i Lajçakut me Petkoviqin
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe S...
-
Haradinaj uron kadetët që iu bashkuan sot Policisë së Kosovës: Rrugëtim të mbarë dhe suksese në karrierë
Sot kanë diplomuar 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Ata i ka uruar kryet...
-
Përparim Rama dhuron gjak me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhuruar gjak, me rastin e...
-
Detajet e fundit: 10 policë të Kosovës përfshirë zv. drejtorin po mbahen ende në Rashkë
Janë bërë tashmë më shumë se 24 orë prej kur autoritetet serbe ndaluan në kuf...
-
Kurti tregon emrat e zyrtarëve të policisë që janë arrestuar dje nga Serbia: Jankoviqi është dërguar në Rashkë, hąkmąrrja e tyre akt i qëllimshëm i tensioneve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për bllo...
-
Kurti: Mbështetja e para dy ditëve, thirrje e qartë që Komiteti i Ministrave të na ftojë për t’iu bashkuar KiE në maj
Kryeministri Albin Kurti e nisi mbledhjen e sotme të Qeverisë duke thënë ...
-
MPB-ja serbe: Zëvendësdrejtori i PK-së është dërguar në mbajtje, katër policë tjerë janë ndaluar
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës njoftoi dje se policia serbe ka arr...
-
Hoxha policëve të rinj: Keni marrë vendim të drejtë, duke vënë vetën në shërbim të vendit
Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha në ceremoninë e diplomimit të gj...
-
Ambasadori britanik, Hargreaves: Do të punojmë me Kosovën që vendimi në Komitet të Ministrave të jetë pozitiv
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur mbështetjen...
-
Kryeministri Kurti bën homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Dëshmorëve të P...
-
Ndryshimet e klimës do të ulin fort të ardhurat botërore
Studiuesit në Gjermani vlerësojnë se deri në vitin 2050 ndryshimi i klimës do...