Njihuni me 4 mënyra natyrale si të zbardhni dhëmbët, kujdesi që ju duhet
Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 16 September 2021
Dhëmbët janë nga ato pjesë të trupit të cilat nëse nuk marrin kujdesin e duhur fillojnë e tregojnë kalimin e viteve. Përgjatë kohës dhëmbët mund të prishen, dobësohen dhe zverdhen ndaj duhet t’i kushtoni vëmendje pastrimit të tyre herë pas here.
Mosha, trashigimia gjenetike ashtu dhe stili i jetesës konsumimi për një kohë të gjatë i kafes apo cigars mund të bëhen shkak për njollosjen dhe zverdhjen e dhëmbëve tuaj. Në këtë artikull do t’ju tregojmë katër mënyra të thjeshta se si mund të shpëtoni ntyralisht nga ky problem.
Kujdes me ushqimin
Heqja nga dieta e përditëshme e ushqimeve që zverdhin dhëmbët mund të parandalojë njollosjen e mëtejshme të tyre. Ushqimet dhe pijet që përmbajnë tanin, si vera dhe çaji, mund të njollosin dhe zverdhin dhëmbët tuaj në shumë pak kohë. Kafeja dhe sodat e errëta dhe lëngjet gjithashtu kanë të njëjtin efekt. Ushqimet acidike mund t’i bëjnë dhëmbët të duken të verdhë duke veshur smaltin. Në përgjithësi dentistët rekomandojnë të prisni 30 minuta pas ngrënies përpara se të lani dhëmbët.
Larja me vaj
Larja e dhëmbëve me disa vajra të veçantë ndihmon në heqjen e njollave në dhëmbë gjithashtu edhe bakteret apo papastërtitë. Sipas Shoqatës Amerikane të Dentistëve vaji i ullirit, ai i kokosit apo vaji i susamit kryejnë një rol në parandalimin e gurzave dhe njollave. Mjafton të shpëlani gojën me pak vaj për disa minuta pasi t’i keni larë dhëmbët me furçë dhe pastë.
Trajtimi me sodë buke
Soda e bukës mund të pastrojë tërësisht njollat në sipërfaqen e dhëmbëve. Disa njerëz shqetësohen se soda e bukës është shumë e ashpër dhe mund të shkatërrojë smaltin, por nëse e përdorni me masë vetëm do t’ju ndihmojë. Soda e bukës gjithashtu ndihmon në eliminimin e baktereve dhe parandalon prishjen e shpejtë të dhëmbëve.
Higjena e mirë
Ruajtja e higjienës së mirë orale është gjëja më e rëndësishme që një person mund të bëjë për të evituar zverdhjen e dhëmbëve. Larja e rregullt dhe përdorimi i fijeve dentare për të pastruar hapësirat mes dhëmbëve mbron smaltin, parandalon prishjen e mishrave të dhëmbëve dhe largon njollat. Higjiena e mirë orale përfshin: Larja e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë gjithashtu pastrimin rreth mishrave dhe pjesëve të pasme të tyre. Përdorimi i një paste dhëmbësh që përmban fluor. Fluori parandalon zverdhjen dhe madje edhe prishjen e dhëmbëve ndaj rekomandohet edhe nga dentistët.
Të tjera
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...
-
Festë me tupana në Tetovë, Fronti Evropian shpall fitoren
Rezultatet e para në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin pë...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Dalin rezultatet në Tetovë
Në komunën e Tetovës deri më tani janë numëruar 61.620 vota nga gjithësej 86....
-
Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vd*ekje 44-vjeçarin në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Numërohen 38% të votave, këto janë rezultatet e para
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-z...