Auto&Tech

Njihuni me aplikacionin që pshton sirianët nga sulmet ajrore

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 30 August 2018
Member of a Syrian civil defence team known as The White Helmets, and coordinator of the early warning service, Ibrahim Abu Laith types on his computer in the rebel-held northern Syrian city of Idlib on August 20, 2018. – The Sentry programme, launched two years ago by two Americans and a Syrian coder, uses human observers and a network of sensors to compute a predicted impact location when Syrian or allied Russian warplanes take off. (Photo by OMAR HAJ KADOUR / AFP) (Photo credit should read OMAR HAJ KADOUR/AFP/Getty Images)

Khaled dhe vllau i tij patën në dispozicion pak kohë për të marrë motoçikletën dhe për t’u largue me shpejtësi dhe kjo në saje të nji sistemi alarmi.

Ata i pshtuen nji sulmi ajror që shkatërroi shtëpinë e fqijëve në provincën siriane të Idlebit.

Banori 23-vjeçar me profesion gazetar dhe vllau i tij mund të ishin vra, nëse disa minuta ma herët ata nuk do të ishin sinjalizue nëpërmjet nji njoftimi në telefon për nji sulm të mundshëm në lagjen e tyne Maaret al-Chourine, në provincën e Idlebit, bastioni i fundit rebel i kërcënuem nga nji ofensivë masive e regjimit dhe aleatit të tij rus.

-Advertisement-

Ata u pshtuen nga sistemi ‘’Sentry’’, i lancuem dy vite ma parë nga dy shtetas amerikanë dhe nji programuesi sirian.

Në provincën veriperëndimore të vendit në luftë, ky sistem mundet me luejt nji rol vendimtar në rast sulmi.

Në momentin e shkëputjes nga toka të avionëve luftarakë sirianë apo rusë, ‘’Sentry’’ përllogarit dhe lokalizon objektivin e sulmit të radhës, tue analizue korridoret e fluturimeve nisun nga të dhanat e sigurueme nga vëzhguesit në terrenpor gjithashtu nji rrjet sensorësh.

Sistemi aktivizon sistemet e alarmit pranë zonave të prekuna dhe përdoruesve i përcillet paralajmërimi përmes aplikacioneve falas në telefona, veçanërisht nëpërmjet Telegram, tue i dhanë popullsisë në dispozicion disa minuta kohë m’u strehue.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy