Rozë

Njihet si kapo i “Bandës së Çobenjve”, ky është babai i Marinës dhe ish-burri i Eli Farës

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 07 July 2017

Pothuajse asnjëherë nuk e kemi parë këngëtaren Eli Fara në krah të ndonjë mashkulli, qoftë ky dhe ish burri i saj.

Kjo pasi këngëtarja korçare është ndarë nga bashkëshorti i saj para shumë vitesh, kur Marina, vajza e saj ishte disa muajëshe. Por, edhe më pas Eli nuk është martuar më. Pas ndarjes ajo  iu përkushtua vajzës dhe muzikës duke mos nisur më asnjë lidhje tjetër dashurie, ose të paktën asgjë nuk ishte e konfirmuar edhe pse thashethemet nuk mungonin.

Por e dini se kush është babai i Marinës?

-Advertisement-

Babai i Marinës dhe ish-bashkëshorti i Elit njihet si Lul Kapurani por emri i tij i vërtetë është Vangjush Kapurani. Edhe Marina mban mbiemrin e tij, madje ligjërisht në gjendjen civile ajo quhet Roxhensa Kapurani, shkruan Tabloid.

Mbase emrin e tij nuk e keni të dëgjuar, por Luli ka pasur probleme me drejtësinë para disa viteve dhe njihej si “Kapo i Bandës së Çobenjve”. Mesohet se Luli jeton në Korçë por prej 20 vitesh nuk dihet çfarë bëhet me të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera