Rozë

Njësoj si halla Julia! (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 25 May 2017

Emma Roberts është fotografuar me një bluzë njësoj si halla, Julia Roberts, teksa ndodhet për xhirime në Toronto.

26-vjeçarja mbante një t-shirt me reklamën e Mystic Pizza, bashkë me sloganin e restorantit, “Një copë nga Parajsa” dhe logon e copës së picës.
Julia ka luajtur në 1988 në filmin e quajtur “Mystic Pizza”, të cilit iu dha emri pjesërisht nga vendndodhja e zinxhirit të restoranteve në Mystic të Konektikatit.

Në fakt kjo duket të mos jetë një aksident i fatit. Emma është në Toronto për të xhiruar një film të quajtur Italia e vogël, me regjisorin e filmit “Mystic Pizza”, Donald Petrie.

-Advertisement-

Ata u panë të dy në sheshxhirim, bashkë me aktorin Hayden Christensen, mjaft i njohur për rolin e Anakin Skywalker në Star Wars.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera