Lajme

Njësia Speciale në veri, policia tregon arsyen

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 25 March 2022

Pak më parë në media u publikuan disa pamje të Njësisë speciale duke shkuar në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, për Gazetën Infokus ka thënë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.

“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të
zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar. Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, ka thënë Kelani./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera