Lajme

Njësia Speciale në gjendje gatishmërie për nesër

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 15 January 2022

Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë duke qëndruar në gjendje gatishmërie dhe janë parë të lëvizin në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Burime brenda policisë bëjnë më dije se Njësia Speciale do të rrijë në gjendje gatishmërie për ditën e nesërme kur Serbia mban referendumin kushtetues e të cilin Kosova nuk e lejon që të mbahet në territorin e saj.

“Arsyeja është pasi që nesër mbahet referendumi në Serbi. Ne do të qëndrojmë në gjendje gatishmërie për çdo intervenim. Ne jemi në gjendje gatishmërie 24/7”, ka thënë ky burim për Klankosova.

-Advertisement-

Duket se Njësia Speciale do të jetë e pranishme dhe në gjendje gatishmërie në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë, pasi Klankosova.tv ka siguruar edhe një video ku shihen autoblindat e kësaj njësie të Policisë së Kosovës teksa qarkullojnë në autostradën Prishtinë-Ferizaj.

Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës me 76 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim ka miratuar rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në territorin e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera