Lajme

Njësia Speciale godet prostitucionin në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 31 October 2019

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, orët e vona të së mërkurës, ka zhvilluar aksion në qytetin e Mitrovicës.

Këtë aksion bastisjeje e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Mirëpo, i njëjti nuk ka dhënë detaje tjera për rastin, deri në përfundimin e plotë të tij, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

”Një operacion policor është në proces. Për të mos dëmtuar procesin apo pengimin në arritjen e objektivave te Policisë tani nuk mund te japim detaje tjera, por pas përfundimit të këtij aksioni”. është shprehur ai.

Gazeta inFokus, merr vesh se aksioni cak kishte prostitucionin e dyshimet për trafikim me njerëz.

Mirëpo, detajet zyrtare për aksionin në fjalë në Mitrovicën e Jugut, do të jepen gjatë ditës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera