Lajme

Njësia Speciale e merr në kontroll Manastirin e Banjskës, janë vrarë disa sulmues

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 24 September 2023

Gazeta Express nga burime të saj brenda strukturave të sigursië merr vesh së Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka marrë nën kontroll Manastirin e Banjskës në Zveçan.

Disa prej sulmuesve janë vrarë, derisa deri tani sipas informacioneve zyrtare të Policisë së Kosovës janë tre të vrarë, një sulmues i arrestuar dhe katër të tjerë të arrestuar pasi janë kapur në posedim të radiolodhjeve, shkruan Express.

Grupi kriminal i armatosur i përbërë prej mbi 30 personave ishte pozicionuar në Manastirin e Banjskës në Zveçan dhe kishte shfrytëzuar edhe objekte të tjera private, prej nga ka sulmuar Policinë e Kosovës.

-Advertisement-

KFOR-I ka dalë me një reagim se janë në afërsi të Banjskës dhe se janë në gatishmëri të përgjigjen nëse shfaqet nevoja, duke theksuar se Policia e Kosovës janë përgjegjësit e parë./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera