Lajme

Njësia K9 kontrollon “Swiss Diamond” para mbërritjes së Kombëtares turke

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 31 March 2026

Njësia K9 e Policisë së Kosovës ka zhvilluar kontrolle të detajuara në ambientet e hotelit “Swiss Diamond” në Prishtinë, ku është akomoduar Kombëtarja e Turqisë.

Policët me qen fillimisht kanë kontrolluar parkingun në hyrje të hotelit, e më pas edhe hapësirat e brendshme, në kuadër të masave të shtuara të sigurisë para dhe gjatë qëndrimit të ekipit turk.

Forca të shtuara policore janë vendosur përreth hotelit, ku po qëndrojnë lojtarët dhe stafi i Kombëtares së Turqisë.

-Advertisement-

Ndërkohë, dy autobusë VIP të ardhur nga Turqia janë vënë në dispozicion për transportin e ekipit nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas.

Dje, lojtarët turq janë paraqitur në stadiumin “Fadil Vokrri” për t’u njohur me fushën, por nuk kanë zhvilluar stërvitje, pasi atë e kishin realizuar pak para nisjes për në Kosovë.

Ndeshja finale e “play-off”-it zhvillohet sonte, me fillim nga ora 20:45. Fituesi i kësaj përballjeje siguron biletën për në Kampionatin Botëror, transmeton IndeksOnline.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy