Lajme

Njësia e evakuimit mjekësor te Trupave ushtarake Nacionale Te Oklahomes zbarkuan në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 16 May 2017

LEXINTON Ishte një mëngjes i ëmbël-hidhur në ditën e nënës, kur gati 30 pjesëtarë të trupave ushtarak e nacional të Oklahomes u dhanë lamtumirën të dashurve e tyre gjatë një ceremonie në një fushë helikopterësh të ushtrisë në Muldrow.

Njësia e evakuimit mjekësor “169” u vendosë në Kosovë për të siguruar operacionet e evakuimit mjekësor, duke përdorur kështu UH-60 në kuadër të operacionit “Joint Guardian” një mision ky paqeruajtës ndërkombëtar që kishte filluar në vitin 1999 me qëllimi të ndërtimit një mjedis të sigurt brenda provincës serbe.

Kjo ka qenë vendosja e parë për Richardson, i cili ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët. Për të, vendosja në pozitën e komandantit është nervozuese, por ai është i ngazëllyer për mundësin.

-Advertisement-

“ Është një përgjegjësi e madhe” ka thënë Richardson. “Është e vështirë por unë jam i gatshëm për ta kapërcyer pengesën e parë”.

Një nga këto pengesa ka qenë largimi nga puna e tij civile. Richardson është një roje tradicionale dhe shërben në kohë të plotë si një oficer policie për qytetin Edmond.

Edhe pse 169 është një njësi evakuim mjekësorë, ata gjithashtu ofrojnë operacione për shuarje zjarri për të ndihmuar zjarrfikësit gjatë zjarreve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera