Njeriu që shkeli në Hënë martohet në moshën 93-vjeçare: Ndjehemi si adoleshentë!

Autori: Gazeta inFokus
10:54 | 25 January 2023
Dashuria nuk njeh moshë! Astronauti legjendar amerikan Buzz Aldrin, anëtar i ekuipazhit të misionit “Apollo 11” dhe njeriu i dytë që eci në Hënë, njoftoi sot se u martua me partneren e tij prej shumë vitesh, në ditëlindjen e tij të 93-të. Aldrin dhe Anka Fore, zyrtarizuan bashkimin e tyre në një ceremoni private.
“Në ditëlindjen time të 93-të (…) jam i lumtur të njoftoj se e dashura ime prej kohësh, Dr. Anka Fore, dhe unë u martuam dhe jemi të emocionuar si adoleshentë,”- shkroi astronauti në Twitter, duke postuar një foto të tij dhe Fore, e cila është 63 vjeç.
POSTIMI I PLOTË:
Sipas të dhënave në profilin e saj në LinkedIn, Anka Fore ka një doktoraturë në inxhinieri kimike në 1996 nga Universiteti i Pittsburgh. Para se të bashkohej me Buzz Aldrin Ventures, ajo punoi në kompanitë kimike Union Carbide dhe Johnson Matthey. Tre martesat e mëparshme të Buzz Aldrin përfunduan me divorc.
Astronauti amerikan është i mbijetuari i fundit i misionit Apollo 11, gjatë të cilit ai dhe Neil Armstrong u bënë njerëzit e parë që ecën në Hënë më 20 korrik 1969. Një krater në Hënë, i vendosur afër vendit ku u ul misioni Apollo 11, mban emrin e tij.
Të tjera
-
Sulm me thikë pranë Komisionit Evropian në Bruksel, katër të plagosur
Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë brenda...
-
Norvegjia synon që në fund të marsit t’i dërgojë tanke Ukrainës
Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjer...
-
Osmani, Kurti dhe Gërvalla bëjnë homazhe tek shtatorja e “Zahir Pajazitit”
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja ...
-
Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se Franca nuk e përjashton mundë...
-
Mot i ftohtë dhe me fjolla bore sot në Kosovë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta m...
-
26 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtar...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...
-
Kusari-Lila: Presioni më i madh në Kosovë se në Serbi sepse po reziston vetëm qeveria
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Lukse...
-
Walker: Asociacioni i komunave nuk është mirë të krijohet
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thën...