Lajme

Njeriu që dyshohet se tentoi ta vrasë Albin Kurtin kyçet live në TV

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 21 September 2022

Në emisionin Presing të Televionit 7 është duke u folur për Prekë Kodrën, i cili dyshohet se ka planifikuar ta vrasë kryeministrin Albin Kurti dhe deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti.

Gjatë intervistës, gazetari nga Shqipëria, Artan Hoxha sugjeroi regjinë e televizionit që ta telefonojnë Kodrën.

Megjithatë, pasi u përgjigj në telefon, Kodra mohoi akuzat ndaj tij duke thënë se të njëjtat janë shpifje.

-Advertisement-

“Për këtë situatë çka me të shpjegu, vetëm po shpik diçka kur kanë shpikur persona të paidentifikuar. Unë nuk kam çka me shpikë. Kurtin e njoh vetëm përmes TV. Më keni marrë në qafë mua dhe familjen dhe njerëzit që më njohin mua”, shtoi ai në T7.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera