Lajme

Njeriu më i vjetër në botë shërohet nga koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 02 April 2020

Një veteran i Luftës së Dytë Botërore në Oregon, SHBA, sapo ka mbushur 104-vjeç, ndërsa besohet të jetë njeriu më i moshuar në botë që i ka mbijetuar coronavirusit.

Sipas mediave të huaja,  William “Bill” Lapschies, ditëlindja e të cilit ishte të mërkurën, ishte një nga dy banorët që rezultoi pozitiv me Covid-19 në Shtëpinë e Veteranëve të Edward C.Allworth në qytetin Lebanon.

-Advertisement-

Raportohet se deri më tani, 15 banorë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa dy të tjerë kanë ndërruar jetë.

Lapschies është izoluar në dhomën e tij që kur filloi të kishte simptoma më 5 mars, ndërsa u diagnostikua në po të njëjtin muaj më datën 10.

Mirëpo, që nga kjo javë ai ka përmbushur udhëzimet nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Autoriteti Shëndetësor në Oregon, për t’u konsideruar i rikuperuar nga Covid-19.

Ndërkaq dy gra 103-vjeçare raportohet se i kanë mbijetuar coronavirusit, një nga Kina dhe një nga Irani, kurse thuhet se edhe një burrë 101 vjeçar nga Spanja poashtu mposhti këtë sëmundje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera