Lifestyle

Njeriu më i pasur në botë emëron vajzën e tij në krye të Dior

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 12 January 2023

Njeriu më i pasur në botë, Bernard Arnault, ka emëruar vajzën e tij në krye të shtëpisë së modës Dior.

Arnault promovoi Delphine Arnault, 47 vjeç, si pjesë e një riorganizimi në LVMH, kompania më e vlefshme në Evropë.

Ajo zotëron edhe marka të nivelit të lartë duke përfshirë Fendi dhe Louis Vuitton dhe vlen rreth 336 miliardë paund.

-Advertisement-

Kreu i Dior, Pietro Beccari, do të zhvendoset për të zëvendësuar shefin ekzekutiv të Louis Vuitton, Michael Burke.

Të pesë fëmijët e zotit Arnault mbajnë poste drejtuese në marka të ndryshme.

Ndryshimet, të cilat hyjnë në fuqi në shkurt, pasojnë emërimin e fundit të Antoine Arnault, djalit të madh të Bernard Arnault, në krye të kompanisë Holding. lexandre Arnault, 30 vjeç, është përgjegjës për produktet dhe komunikimin në Tiffany, ndërsa Frederic Arnault, 28 vjeç, është shefi ekzekutiv i një marke tjetër të grupit, Tag Heuer. Fëmija më i vogël, Jean Arnault, 24 vjeç, drejton marketingun dhe zhvillimin e produkteve për divizionin e orëve të Louis Vuitton.

Prezantimet e Christian Dior në pasarelë në Paris ndiqen nga të famshëm botërorë, përfshirë yllin e K-pop-it Jisoo dhe këngëtaren Rihanna, duke tërhequr turma entuziaste fansash.

Delphine Arnault do të largohet nga posti i saj si zëvendëspresidente ekzekutive e LVMH për Louis Vuitton, të cilin e mban që nga viti 2013.

Louis Vuitton vendosi rekorde të reja shitjesh nën udhëheqjen e zonjës Arnault, tha LVMH.

Bernard Arnault kaloi Elon Musk në dhjetor 2022 për t’u bërë njeriu më i pasur në botë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera