Njeriu më i pasur në botë divorcohet nga gruaja pas 25 vjetësh

Autori: Gazeta inFokus
10:42 | 10 January 2019
Pas 25 vjetësh së bashku, numri një i Amazon Jeff Bezos ka vendosur t’i thotë lamtumirë bashkëshortes së tij, Mackenzie.
Njeriu më i pasur në botë, sipas revistës “Forbes”, është divorcuar nga gruaja pas një çerek shekulli, duke thënë se “do të vazhdojnë përpara si miq”.
Në fakt, në lojë janë 137 miliardë dollarë. Bezos e bëri njoftimin të mërkurën, në “Tëitter”. “Ne duam që njerëzit të informohen mbi një ndryshim në jetët tona. Siç e dinë familjarët dhe miqtë tanë të ngushtë, pas një periudhe të gjatë të eksplorimit të dashurisë dhe testimit të ndarjes, ne kemi vendosur të divorcohemi dhe të vazhdojmë të jemi pjesë e jetës së njëri-tjetrit si miq”, shkruhet në deklaratën e nënshkruar nga të dy ata. Bezos u bë milioner në vitin 1997, katër vite pasi ata u martuan.
MacKenzie raportohet se ishte një nga punonjëset e para të “Amazon”. Ekspertët thonë se nuk ka gjasa që ajo të marrë kontrollin e “Amazon” pas divorcit, marrëveshja e të cilit pritet të fokusohet në ndarjen e pasurisë së familjes. MacKenzie Bezos është shkrimtare, autore e veprave “The Testing of Luther Albright” dhe “Traps”.
“Ne ndihemi jashtëzakonisht me fat që e kemi gjetur njëri-tjetrin dhe jemi shumë mirënjohës për secilin vit që kemi qenë të martuar”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Çifti ka katër fëmijë, njëri prej tyre i adoptuar. Kompania e Bezos, “Amazon”, aktualisht vlen 797 miliardë dollarë.

Të tjera
-
Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit, janë në gjendje të mirë shëndetësore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se ka përfundua...
-
“Nuk jeni për me lujtë futboll, jeni për me shitë hekra”, Belgin Jashari tregon se si u sulmua në fushë
Futbollisti Belgin Jashari, ka treguar ekskluzivisht në Klan Kosova për incid...
-
Kërkimi i Alpit po bëhet me dronë, do të angazhohen edhe FSK-ja
Një fëmijë ka humbur sot në qytetin e Gjilanit. Familjarët kanë kërkuar nd...
-
Belgin Jashari në “Favorit” i numëron një nga një rastet kur u sulmua në baza racore gjatë ndeshjeve
Belgin Jashari në emisionin sportiv “Favorit” e ka dhënë një intervistë lidhu...
-
Nga 13 në 7 anëtarë, cilat janë ndryshimet në Ligjin e ri për Këshillin Prokurorial?
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka heshtur pas vendimit të Gjykatës Kushtetues...
-
Zelensky: Rusia po përpiqet të mashtrojë Amerikën
Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur K...
-
Lista e barnave vonohet, OFK: Mungesë transparence e pasoja tek qytetarët
Listën e re të barnave pas afatit për shqyrtimin e kërkesave për përcaktimin ...
-
Humb një fëmijë në Gjilan, familjarët publikojnë fotografinë dhe kërkojnë ndihmë në gjetjen e tij
Një fëmijë në Komunën e Gjilanit ka humbur të dielën nga ora 15:00. Familj...
-
AKB: Ngritja e çmimit të energjisë rrit inflacionin dhe varfërinë në Kosovë
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka shprehur shqetësimin dhe paralajmërimi...
-
Shkrimtarja gjermane Alexandra Fröhlich gjendet e vrarë brenda shtëpisë-varkë të saj
Alexandra Fröhlich, 58 vjeç, romanet e së cilës kanë zënë vend të rëndësishëm...
-
Arrestohet kosovari në pikën kufitare në Maqedoninë e Veriut, prezantoi patentë shoferi fals
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një s...
-
Në shenjë solidarizimi me familjet e të pagjeturve, Komuna e Prishtinës ndalë dritat
Për solidarizim me familjet e të pagjeturve të luftës së fundit në Kosovë, në...