Rozë

Njeriu më i famshëm i TikTok, Khaby Lame: Falem 5 herë në ditë, dal nga shtëpia vetëm me eskortë

Autori: Gazeta inFokus 07:03 | 19 September 2022

Khaby Lame, 22-vjeçari italo-senegalez i rritur në banesat publike në Chivasso, Torino, kohët e fundit është bërë njeriu më i ndjekur në TikTok.

Ai konkretisht ka 149.5 milionë ndjekës në TikTok dhe 79,5 milionë ndjekës në Instagram.

Fama e tij vjen nga videot në të cilat ai tallet me përdoruesit e tjerë që bëjnë gjëra të parëndësishme në mënyrë të komplikuar, ndërsa ai zgjedh mënyrën më të thjeshtë.

-Advertisement-

Tashmë ai jeton në pjesën më borgjeze dhe rezidenciale të qendrës historike të Milanos. Ai sapo ka marrë nënshtetësinë italiane.

Ndërkohë, i intervistuar nga mediet italiane ai shprehet se luan FIFA, sheh filma vizatimorë, nuk pi duhan dhe lexon vargjet e Kuranit duke u falur 5 herë në ditë.

“Jam një budalla që luan FIFA-n. Një entuziast anime që shikon filma vizatimorë për të mësuar anglisht. Një musliman që nuk pi dhe nuk pi duhan, i njeh vargjet e Kuranit (të mësuara në Senegal) dhe fal pesë herë në ditë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera