Njeriu i lirë mendon më së paku për vdekjen

Autori: Gazeta inFokus
09:46 | 29 March 2023
Shpeshherë më ka trazuar dhe më ka gudilisur jeta dhe qetësia olimpike e shumë prej mendimtarëve të njohur në historinë e filozofisë për vdekjen.
Sokrati mbetet shembulli më i njohur i kësaj qasjeje filozofike. Fillimisht këtu duhet cekur, se gjyqi i Athinës nuk e kishte dënuar atë më vdekje, por vetëm e kishte shpallur fajtor për mësimet e tij. Mirëpo, pasi ai nuk e pranoi këtë verdikt, si dhe nuk u pajtua me tagrin e caktuar mbi të si dëmshpërblim për korruptimin mendor që i kishte bërë, sidomos të rinjve të këtij qyteti dhe restaurimin e drejtësisë, atëherë gjyqi vendosi ta dënoj atë me vdekje. Pra vendimi i dytë i këtij trupi erdhi vetëm pasi Sokrati e refuzoi të parin. Dhe filozofi plak u dënua me vdekje.
Madje, edhe kur nxënësit e tij e inskenuan një arratisje të mundshme nga burgu, ai e refuzoi këtë skenar. Arsyetimi i tij për ta refuzuar vendimin paraprak të trupit gjykues ka mbetur emblematik. Sepse, pohon ai sikur ta pranojë një gjykim të tillë, i bie që unë kam mëkatuar me anë të mësimeve të mia filozofike mbi vetënjohjen njerëzorë si detyrë filozofike. Prandaj, ai e pranoj vdekjen për hir të këtij ideali filozofik Dhe ashtu ndodhi. Nga martirizimi i tij, vetënjohja u shndërrua në parim të frymës universale njerëzore.
Një qëndrim tjetër stoik rreth kësaj teme mbetet ajo e Epikurit. Thënia e tij se “vdekja nuk duhet ta na shqetësoj, sepse për aq kohë sa ne ekzistojmë ajo nuk është, kurs kurë ajo vjen ne nuk jemi, mund të merret si shprehje e kësaj tradite me synim për ta çliruar shpirtin dhe mendjen njerëzore nga tmerret dhe frika e saj.
Askush nuk ishte i ndikuar më shumë nga kjo traditë, se sa filozofi i njohur holandez me origjinë hebraike Baruch De Spinoza. Nën ndikimin e kësaj trashëgime ai u angazhua në maksimum që t’i çliroi mendjet njerëzore nga tutela dhe pushteti i autoriteteve. E kjo liri arrihet vetëm pasi të fitohet liria nga vdekja. Atëherë asgjë tjetër më nuk mund ta kushtëzoj njeriun.
Natyrisht, askush nuk e ka pagoi më shumë se ai barrën e filozofisë. Mendimi dhe mallkimi u bënë fati i tij jetësor. Fillimisht tentuan ta korruptojnë me një shumë të parave për t’i ndrydhur bindjet e tij me anë të vetëcenzurës. Por, pasi kjo metodë nuk dha rezultate atëherë e kërcënuan me vdekje. Por kush mund ta frikësonte dhe shantazhonte mendimtarin që i kishte vënë vetes mision pikërisht si ti çlironte të tjerët nga kjo frikë. Në fund e ekskomunikuan nga bashkësia e tij hebraike. Dhe për të siguruar ekzistencën e tij ky filozof punoi si ndreqës i syzeve.
Në këtë drejtim vepra kryesore e tij ka mbetur “Etika”, por nuk duhet përjashtuar këtu as traktatet tjera politike etj.
Synimi i kësaj vepre madhore ishte që si t’i çlironte njerëzit nga frika dhe pasionet. Sepse sipas tij “në qoftë se një person beson se Zoti do të shpërblejë të virtytshmit dhe ndëshkojë të ligët, jeta e tij do të qeveriset prej emocioneve të shpresës dhe frikës: shpresës për të qenë njëri prej të zgjedhurve, frikës së të qenit i destinuar drejt mallkimit të përjetshëm. Një jetë e dominuar nga të tilla pasione iracionale është, sipas Spinozës, një jetë e ‘robëruar’ e jo një jetë e lirisë së arsyes”.
Prandaj, për këtë filozof, “njeriu i lirë mendon për vdekjen më së paku, dhe urtësia e tij është meditim mbi jetën, e jo mbi vdekjen”.

Të tjera
-
Reshje të mëdha të shiut, vërshohet një fshat i Skenderajt
Ditët e fundit kanë sjellur reshje të mëdha të shiut në disa qytete të Kosovë...
-
Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se përpjekjet për të d...
-
Kurti ka pritur në zyrë numrin dy të KIA-s: Jeni të mirëseardhur për investime në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim zëv...
-
Familjarët e Ervis Martinajt kërkojnë kthimin e pasurive në Gjykatën e Lartë
Familjarët e Ervis Martinajt, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kan...
-
Kalabri- Rama vizitë në Eparkinë e Ungrës, shoqërohet nga Linda dhe Zaho
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali ...
-
Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin
Ambasadori rus në Serbi Alexander Botsan-Kharchenko tha sot se situata në...
-
OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit
Kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut që është duke kryesuar edhe me pre...
-
Cila është rëndësia e Odës Nordike të Tregtisë të themeluar së fundmi, flet ambasadori finlandez Nissinen
Ambasadori finlandez, Matti Nissinen, ka folur bashkëpunimin ekonomik ndërmje...
-
Kurti, Indisë për aksidentin tragjik: Kosova qëndron krah jush
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për aksidentin tr...
-
Bislimi i reagon Vuçiqit për intervistën në CNN: Propagandë e pastër
Kreu i Ekipit Negociator të Kosovës dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besni...
-
Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar të shtunën për mandatin e...
-
Ambasadori francez: Macroni, Scholzi e Borrelli caktuan qartë kushtet për dalje nga kriza në veri
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, e ka cilësuar si shumë të qar...