Njeriu i Elmi Reçicës drejtor në “Kosovën e Re”
Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 09 June 2017
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, vitin e kaluar ishte në hall me kompaninë e sigurimeve “Kosova e Re”. Për shkak të problemeve financiare që kjo kompani po kalonte, BQK për pak sa nuk ia vuri drynin.
Për të shpëtuar kompania, e vetmja mundësi ishte gjetja e një pronari të ri. Në ndihmë guvernatorit Hamza i dolën bashkë partiakët e dikurshëm nga Partia Demokratike të Kosovës.
Në fund të vitit 2016, kompania “Fitorja” nga Ferizaj që merret me ndërtimtari, i bleu 100 për qind të aksioneve të “Kosovës se Re”. Kjo kompani që aktualisht po e ndërton kompleksin “Iliria Rezidence” njihet e afërt me zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, përkatësisht ish-deputetin Elmi Reçica.
Ndërkohë drejtor gjeneral në “Kosovën e Re” është caktuar Faton Hasani, po ashtu njëri i afërt me Reçicën dhe njëherësh anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Ferizaj. Gjatë fushatës se fundit zgjedhore, Hasani është parë në krah të Kadri Veselit dhe Elmi Reçicës, pothuajse në të gjitha aktivitetet e kësaj partie në Ferizaj.
Ndryshimin e pronësisë se kësaj kompanie e kanë konfirmuar për Gazetën Fjala edhe nga Banka Qendrore e Kosovës. Zëdhënësi për media, Besnik Kada, thotë se kompania në fjalë Ka bërë kërkesë në BQK për aprovim të ndryshimit të pronësisë.
“Pas shqyrtimit të kërkesës, si dhe vlerësimit të pajtueshmërisë me kërkesat ligjore për ndryshim pronësie, BQK-ja ka miratuar kërkesën e kompanisë”, ka thënë Kada. Sa i përket pronarit të ri, Kada ka thënë se të gjitha të dhënat janë publike.
Hasani: Jam anëtar i PDK-së që nga themelimi
Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, si drejtor gjeneral në kompaninë “Kosova e Re” figuron emri i Faton Hasanit.
Hasani ka pranuar për Gazetën Fjala se është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, që nga paslufta.
“Pozitën të cilën e mbaj në PDK, dega në Ferizaj është anëtar i Këshillit Drejtues. Jam pjesë e këtij subjekti politik që nga themelimi”, ka thënë Hasani.
Sa i përket lidhjeve me Reçicën, Hasani thotë se “i takojmë të njëjtit subjekt politik dhe se kjo është lidhja me ta”. Por Hasanit duket të mos i ketë bërë shumë përshtypje afria me krerët e PDK-së në marrjen e kësaj pozite.
“Aktiviteti im brenda subjektit të cilit i takoj, PDK-së është publik dhe plotësisht transparent”.
Gazeta Fjala ka siguruar disa fotografi ku Hasani shihet në fushatë zgjedhore me kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe ish-deputetin e PDK-së Elmi Reçica.
Megjithatë thotë se në krye të kësaj kompanie është zgjedhur tërësisht në mënyrë ligjore.
“Drejtor gjeneral jam propozuar nga Asambleja – Pronari i kompanisë dhe jam aprovuar nga Bordi i Drejtorëve të kompanisë dhe po ashtu jam aprovuar nga Banka Qendrore e Kosovës pasi që kam plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara dukë përfshirë edhe përvojën time menaxheriale 17 vjeçare në industrinë e sigurimeve”, ka thënë ai.
Nipi i Presidentit Thaçi në Bordin e kompanisë
Krahas Hasanit, në kompaninë e sigurimeve “Kosova e Re” punon edhe Kushtrim Thaçi, djali i Gani Thaçit dhe nipi i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Ai aty mban pozitën e anëtarit të Bordit të kompanisë.
Gani Thaçi aktualisht është zëvendës drejtor në Byron Kosovare të Sigurimeve dhe njihet si njeriu më me ndikim në këtë industrinë e sigurimeve.
Emri i Kushtrim Thaçit figuron si anëtar i Bordit në një njoftim të kësaj kompanie, por edhe në faqen zyrtare në internet.
Në këtë njoftim, thuhet se kompania e sigurimeve “Kosova e Re” në kuadër të riorganizimit, për të operuar sa më suksesshëm në tregun e sigurimeve dhe për të qenë afër klientëve, ka riorganizuar strukturat drejtuese të saj si në vijim:
“Drejtor i Përgjithshëm është emëruar z.Faton Hasani dhe Këshilltare e Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar Znj. Arjeta Maloku. Bordi drejtues i kompanisë ka këtë përbërje: Shaip Shabani, Valon Xhaferi, Kushtrim Thaçi, Naser Veliu, Ugur Ates, Jahir Maloku,Visar Bytyqi”, thuhet aty. /Gazeta Fjala/ .
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...