Lajme

Njërin vëlla e plagosin me kallash në derë të shtëpisë, tjetrin e marrin dhe vrasin rrugës

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 04 December 2019

Një person ka mbetur i vrarë në dalje të Tepelenës ndërsa vëllai i tij është plagosur rëndë pas një atentati të ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure. Viktimë ka mbetur Artur Bresha 47-vjeç ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur vëllai i tij Artan Bresha 43-vjeç.

Fillimisht autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku mbi banesën e dy vëllezërve duke lënë të plagosur rëndë Artan Breshan, ndërsa më pas kanë marrë me forcë në makinë vëllanë e tij, Arturin të cilin e kanë ekzekutuar dhe e kanë hedhur pranë vendit ku ai punonte si roje nate, në një kompani inertesh.

Policia bën me dije se me breshëri automatiku autorët kanë qëlluar mbi banesën e dy vëllezërve duke lënë të plagosur rëndë Artan Breshan, ndërsa kanë marrë me forcë në makinën e tyre, Arturin. Më pas ata e kanë qëlluar për vdekje dhe e kanë hedhur pranë vendit ku punonte si roje në një kompani inertesh.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia ku po heton për zbardhjen e këtij atentati. Në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli.

Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se vëllai i viktimës, Artur Bresha i cili mbeti i plagosur rëndë, rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penale. Ai është kapur para 10 viteve me një sasi të madhe kanabisi në Qafë-Nizinë, që e kishte ngarkuar në një maune.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera