Lajme

Njëri zjarr në Parkun Kombëtar “Mavrova” shuhet, i dyti ende aktiv

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 27 August 2017

Nga dy zjarret në Parkun Kombëtar “Mavrova”, njëri është shuar, tjetri është ende aktiv. Të punësuarit e Parkut janë në terren por ende nuk ka informata më të hollësishme në lidhje me atë se si përparon lokalizimi dhe shuarja e zjarrit dhe çfarë sipërfaqe është kapluar nga zjarri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim informojnë se dje rreth orës 13 është vërejtur tym dhe zjarr në afërsi të fshatit Ribnicë dhe në dy lokacione në vendbanimin “Livadhi i Priftit” dhe “Shkalla e Ribnicës” ku krahas pyllit me drunj të shkurtër, bredhit dhe fierit është djegur edhe pyll me drunj ahu.

Zjarri ka kapluar një sipërfaqe prej mbi 200 hektarë, në shuarjen e tij kanë punuar 15 punonjës të Parkut, ndërsa për asistencë është lëshuar edhe aeroplan nga DMSH. Mbrëmë është shuar plotësisht zjarri, por në vend janë lënë persona kujdestar për të ndjekur situatën.

-Advertisement-

Ndërsa ende aktiv është zjarri në rajonin Axhina Reka. Gjatë këtij muaji në territorin e Parkut Kombëtar “Mavrova”, ky është zjarri i dytë në sipërfaqe të hapur ku zjarri paraprak u lokalizua në fshatin Bibaj.

Për momentin nuk ka informata se çka mund të jetë shkaktues i zjarrit, por personat zyrtarë të Parkut rikujtojnë se shkaktimi i zjarrit në park kombëtar është e dënueshme me ligj dhe dënimet për vepra në këto parqe janë shumë më të larta se dënimet për pyjet në përgjithësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera