Lajme

“Njëri vdiq në vend të ngjarjes, tjetri rrugës për spital” – Si erdhi deri tek vrasja e dy vëllëzërve në Gjakovë?

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 25 June 2023

Dy vëllëzër janë vrarë sonte rreth orës 20:20 në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar  drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Lumni Graishta i cili theksoi se njëri nga vëllëzërit e vrarë ka vdekur në vendin e ngjarjes, e tjetri rrugës për spital.

Ai tha se sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se deri te akti erdhi pas mosmarrëveshjeve të një prone.

-Advertisement-

Graishta shtoi se deri më tani Policia ka arritur ta identifikoj dorasin, i cili sipas tij s’ka lidhje familjare me dy viktimat dhe se ende ndodhet në arrati, raporton Gazeta10.

“Bëhet fjalë për vrasjen e dy personave, vëllezër. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, e tjetri rrugës për spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00. Viktimat janë vëllëzër, po shpresojmë që e kemi identifikuar edhe dorasin i cili s’ka të bëjë asgjë familjarsht me dy viktimat. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve rreth një prone. Hetimet janë duke vazhduar”, tha Graishta. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera