Lajme

Njëri nga policët e lënduar pas shpërthimit në Prizren në gjendje të rëndë shëndetësorë

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 28 January 2020

Një rast i rënde ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit ku humbi jetën një polic si pasojë e një shpërthimi, shkruan gazeta inFokus.

Lëndime nga ky shpërthim morën edhe një fëmijë 11 vjeçar dhe katër zyrtarë të tjerë policorë.

Afrim Avdaj, drejtor i spitalit të Prizrenit për gazetën inFokus ka treguar gjendjen e tyre shëndetësore.

-Advertisement-

Ai tha se njëri nga policët është me lëndime të rënda i cili edhe është dërguar për në QKUK ndërsa fëmija dhe policët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

“Njëri është me lëndime të kokës dhe të fytyrës, i lënduar në qafë në krah dhe para krahut i cili  është dërguar në QKUK në Prishtinë pasi e ka pas gjendjen më të rëndë. I dyti është pranuar në repartin e Ortopedisë në Spitalin e Prizrenit gjendja e përgjithshme është stabile. Ndërsa fëmiu i moshës rreth 11 vjeç është i pranuar në repartin e syve dhe është jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë dy zyrtarë policorë kanë marrë trajtime në emergjencë nuk janë hospitalizuar por vetëm janë trajtuar për shkak të ndikimit të erës së gazit në rrugët e frymëmarrjes”, ka thëne Avdaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera