Njerëzit që ruajnë marrëdhënie miqësie me ish-at e tyre, mund të vuajnë nga psikopatia
Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 27 November 2019
Si rezultat i studimit, ata që treguan tipare të errëta të personalitetit, të ngjashme me psikopatët, raportuan se kishin më shumë gjasa të qëndronin në kontakt me ish të dashurit e tyre .
MIÇIGAN – Një studim i kohëve të fundit i kryer në universitetin e Oakland-it në Miçigan, ka dalë në përfundimin se njerëzit që tentojnë të ruajnë marrëdhënie shoqërore me ish partnerët e tyre, kanë një probabilitet të lartë të vuajnë nga çrregullimi psikologjik i psikopatisë.
Studimi, i kryer nga shkencëtarët në Universitetin Oakland, vëzhgoi tiparet e personalitetit të 861 personave, si dhe historitë e marrëdhënieve të tyre të dashurisë.
Pasi u pyetën në lidhje me partnerët e tyre aktual dhe nëse ishin miq me ish partnerët , atyre i’u dorëzua një pyetësor i cili përcaktonte cilësitë narcistike dhe psikopatike të personalitetit.
Si rezultat i studimit, ata që treguan tipare të errëta të personalitetit, të ngjashme me psikopatët, raportuan se kishin më shumë gjasa të qëndronin në kontakt me ish të dashurit e tyre .
Psikopatët në pamje të jashtme janë njerëz normal, dhe është shumë e vështirë të dallosh çrregullimin e tyre, duke qënë se ata janë manipulator shumë të aftë.
Çrregullimi i psikopatisë është një çrregullim antisocial personaliteti, i manifestuar në sjellje agresive, të çoroditur, kriminale ose amorale pa empati dhe pendim.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se të pasurit përreth ish partnerët e tyre, u sigurojnë mundësinë psikopatëve, që të kenë akoma akses në burime të caktuara, të mundësuara nga ish partnerët e tyre, të tilla si paraja apo seksi.
Për më tepër, ata gjithashtu nuk e pëlqejnë kur ish-partneri i tyre është duke pasur një lidhje me një person tjetër. Prandaj, ata mendojnë se të jesh miq mund të ndikojnë në marrëdhëniet e tjera të ish partnerit të tyre në një farë mënyre.
Sipas Dr Mallett, kur një psikopat duket të jetë miqësor ose të ketë një lidhje emocionale, njerëzit nuk duhet të mashtrohen: “Ata janë gjarpërinjtë socialë që rrëshqasin jetën dhe emocionet tuaja”, thotë ajo.
Të tjera
-
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhjet me ushtrimet u...
-
Kurti përmendi marrëveshjen Thaçi-Daçiq, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak
Pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përkujtoi 11 vjetorin e arritjes së m...
-
15 filma në konkurrim për çmimet Tiantan në Festivalin e Filmit të Pekinit 2024
15 filma nga e gjithë bota, po konkurrojnë për çmimet Tiantan në Festivalin e...
-
Kurti: I ftoj qytetarët t’ia ndërpresin mandatin kryetarëve në veri, nëse mendojnë se nuk kanë qeverisur mirë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për procesin e referendumit të 2...
-
KQZ miratoi listën e qendrave të votimit në veri , Ahmetaj: Janë 23 lokacione në të cilat do të organizohet procesi i votimit më 21 prill
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimi...
-
Ambasada e ShBA-së në Kosovë i publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka publikuar numrat ku viktim...
-
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe A...
-
200-vjetori i ndarjes nga jeta i poetit anglez, Lord Bajron
200 vjet më parë ndahej nga jeta poeti romantik anglez, Xhorxh Gordon Bajron ...
-
Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë – Dollc, Kurti: I kemi shpëtuar 150 milionë euro
Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në c...
-
Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar ushtrimet e ushtrisë serbe...
-
Kurti: Bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që...
-
Arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim
Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore m...