Lifestyle

Njerëzit mund të mbajnë shoqëri me deri 520 miq njëkohësisht

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 06 May 2021

Qeniet njerëzore mund të jenë në gjendje të mbajnë deri në 520 miqësi në çdo kohë. Një analizë e re shkencore hedh poshtë kështu një teori të njohur prej kohësh të quajtur “Numri i Dunbar”, e cila thotë se njerëzit nuk janë të aftë të mbajnë marrëdhënie shoqërore me më shumë se 150 njerëz.

Kjo teori ishte e bazuar në llogaritjet e kufirit njohës të një personi për shkak të madhësisë së trurit dhe asaj që ne dimë për grupet e primatëve.

Sidoqoftë, llogaritjet e reja zbulojnë se kjo metodë është ‘e kotë’ dhe shifra e vërtetë për numrin maksimal të miqësive të një personi mund të jetë diku nga dy në 520 miq.

-Advertisement-

“Numri i Dunbar” u teorizua për herë të parë në vitet ‘90 nga antropologu britanik Robin Dunbar dhe fillimisht ishte teorik para se të mbështetej më vonë nga studimet.

Por një ekip studiuesish në Universitetin e Stokholmit sfiduan gjetjet dhe zhvilluan dy analiza statistikore bazuar në të dhëna të azhurnuara dhe të botuara në “Biology Letters”. Shkencëtarët theksuan gjithsesi se “metodat filogjenetike dhe të përgjithësuara gjenerojnë përafrime të madhësive mesatare të grupeve të miqve që mund të mbajmë njëkohësisht, midis 69-109 dhe 16-42 personave”. Por një numër maksimal, varësisht nga metoda e zgjedhur statistikore, mund të jetë edhe 520.

Dr Patrik Lindenfors, autori kryesor i studimit nga Universiteti i Stokholmit, thotë se arsyeja pse të gjithë tërhiqen nga “Numri i Dunbarit” prej 150 miqsh është shpjegimi i tij i thjeshtë. Sidoqoftë, ai thotë se nuk është e mundur të llogaritet saktë një numër përfundimtar, por sigurisht ky numër është goxha më i lartë se 150.

“Themeli teorik i ‘Numrit të Dunbarit’ është i lëkundur. Kjo pasi ai bazohet te të dhënat e primatëve të tjerë. Por truri i primatëve të tjerë nuk merret me informacionin saktësisht si truri i njeriut dhe shoqëria e primatëve shpjegohet kryesisht nga faktorë të tjerë përveç trurit, siç janë ushqimet që hanë dhe cilët janë grabitqarët e tyre”, shprehet Lindenfors.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera