Rozë

“Njerëzit e mi janë fyer dhe kërcënuar”, Fifi tregon se çka e lëndoi më së shumti pas daljes nga Big Brother VIP

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 13 December 2021

Pak kohë pasi hoqi dorë përfundimisht nga aventura e saj në Big Brother VIP, Fifi ka rrëfyer se familjarët e saj janë përballur me komente fyese dhe madje kërcënuese.

Këtë e ka zbuluar gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në Instagram, ku njëri prej tyre e ka pyetur për atë që ka përjetuar kur ka dalë jashtë.

Këngëtarja, e cila doli nga shtëpia për shkak të gjendjes së saj emocionale, thotë se nuk e kishte menduar që njerëzit do të arrinin deri në një pikë të tillë.

-Advertisement-

”Rrugëtimi im ka bërë që disa njerëz të iknin vetë nga lista e shokëve fals. Kjo më ka bërë me u ndier mirë në fakt. Çka m’ka dhimt janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi duke i ofenduar, sharë, fyer e torturuar. Mesazhe prej më të shpifurve, mesazhe super negative, mos të them dhe kërcënuese. Nuk pretendoj që të më duan të gjithë se do ishte budallallëk. Po të shkonin deri në atë pikë as atë nuk e besoja kurrë.”, është shprehur Fifi.


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera