Opinione

Njerëzit e dëshpëruar thonë dhe bëjnë gjëra të dëshpëruara

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 16 November 2021

Kryeministri Kurti, në dëshpërimin post elektoral, pa i kaluar afeksioni i humbjes brenda nëntë muajsh nga 430 vota të shkurtit në 155 vota në zgjedhjet e Tetorit dhe balotazhin e Nëntorit, doli me dekoratën skandaloze dhe trupëruese për pozitën e të parit të Qeverisë, me datën 15 Nëntor duke thënë se “Ata (Kryetarët e Komunave) do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin dhe korrupsionin, posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër, ku paratë e mëdha nëpër qytetet tona po shpëlahen…”

Shkruan: Hisen Berisha

Po ta shohim në kontekst të luftimit të kësaj natyre të krimit atëherë është korrekte dhe këtë mund e duhet ta bëj kryeministri dhe qeveria e tij përmes mekanizmave për luftimin e krimit.
Por, ta shtoj edhe ketë etiketë krimi në listën e etiketimeve që ia faturuan në forumet ndërkombëtare Presidentja dhe Ministrja e jashtme kohë më parë e në vazhdimësi, para botës, është një akt dëshpërues që keni bërë nga niveli e përfaqësimit.

Nga pozita e Kryeministrit konsumoi edhe shkeljen e tretë të ligjeve me bazë kushtetuese, që nga blerja e votës për Presidenten; ndërhyrja dhe situata në veri; dhe e fundit shkekja e ligjit për heshtje zgjedhore.

Prandaj shoku kryeministër para se t’ua shtroj pyetje lidhur me këtë temë, dua të iu sugjestionoj edhe njëherë nëse jeni koshient se, është kompetencë e juaja dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që të hartoj politika dhe të shtyj organet e sigurisë dhe ndjekjes (polici, prokurori) të luftojnë dhe zbardhin ketë fenomen nëse ekziston, por ketë nuk munden as do ta bëjnë kryetarët e komunave, heq mundësisë që të jenë pjesë e krimit administrativ.

Edhe një vërejtje për përmirësim shoku Kryeministër, në prononcimin tuaj pas zgjedhor, me tonë dëshpërimi, ju deklaruat lidhur me kryetarët e rijnë të komunave se, “do të bashkëpunoj me ta, që duan ta luftojnë krimin dhe do ti mbikëqyrë”.

Shoku Kryeministër, ju mund të bashkëpunoni me të gjitha strukturat e shtetit në të gjitha dikasteret por, assesi ti MBIKQYRNI kryetarët e Komunave, ngase kjo është fushë e mekanizmave tjerë. Ajo që prisja të thoni se do të bëni është MBËSHTETJA krahas bashkëpunimit. Prandaj lirohuni nga frazat doktrinarë diktatoriale që i zhvillojnë vetëm regjimet me prirje neokomuniste.

Jam dakord se ka shpëlarje të parasë, nga ish zyrtarë shtetërorë dhe atë të parasë së përfituar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Përndryshe s’ka si shpjegohet fakti se në një segment rruge të standardizuar brenda 10 km, kam numëruar 24 pika karburanti. Krimi urbanistik nëpër qytete, krimi agrar nëpër zona rurale duke e ndërruar destinimin e tokave të bukës, bashkë me lënien djerrina që duhet sanksionuar me ligj. Shkatërrimi dhe zvogëlimi i hapësira ve të gjelbëruara me betonim, që duhet rregulluar përmes përshkallëzimit kushtëzues me tatime në hapësirat pronësore private dhe publike.

Prandaj, presim që ta bëni luftën institucionale dhe ligjore ndaj këtij fenomeni, ndaj të cilit edhe si subjekt dhe individ kemi propozuar hetimin e pasurive në aspektin e prejardhjes dhe pastërtisë ligjore.

Por, jo vetëm të flisni e akuzoni me gjuhë elektorale, pa vepruar drejtësia.

Shoku Kryeministër, edhe mund të ketë shpëlarje parash nëpër komunat tona, por ato para që po “shpëlahen” nëpër komuna, janë pare të bashkatdhetarëve tanë, para të kursimeve të tyre pa përjashtua edhe ndonjë para e tyre e fituar nga puna në të zezën, që ju shoku kryeministër duke ja humbur shpresën që afro 20 vite, me propagandën e forcave të errësirës i ke dërgua në emigracion.

A nuk ishin pikërisht këto para, që jo vetëm në formën e remitencave por edhe të parasë së gatshme vijnë në Kosovë për të bërë ndoj investim a blerje të ndonjë prone, hyrje/bane apo për të ndërtuar shtëpi banimi dhe shpenzime tjera të cilave në raportin e qeverisjes 100 ditore, ju referohesh si “RRITJE E AKTIVITETIT EKONOMIK”, për ta prezantuar si sotrie suksesi të qeverisjes tënde?

Edhe këto para do t’ua ndalosh diasporës t’i sjellin në vendin e tyre?

Në të shumtën, kjo është para e djersës me punë me orar të dyfishuar, në të zezën pa sigurim dhe me rrezik permanent për jetën dhe shëndetin e tyre?!

Një pjesë e tyre edhe nuk do të befasohen përkundër zhgënjimit, ngase Verën e këtij viti “ pa covid” që ua mundësoj mërgimtarëve të vijnë në vendin e tyre pas dy viteve bllokadë, tregoi se sa pak kishit menduar për ta. Ua hoqët një taksë ligjore prej 20 eurosh, për siguracionin e makinave me regjistrime të vendeve prej nga vijnë, si standard ndërkombëtarë, duke i kompensuar të njëjtat mjete nga buxheti i varfër i Kosovës, përkatësisht (ua hoqe punëtorit ndërtimtar të Kosovës 20 euro që marrin pagë deri 170 -300 euro në muaj, për t’ua mbuluar 20 euro punëtorëve të të njëjtit sektor ndërtimit, ta zëmë në Zvicër e që marrin deri dhe mbi 3000Fr) me këtë vetem sa i keni fyer, ngase secili prej tyre është i gatshëm që për vendin e tij të paguaj jo këtë shumë por edhe shumë ma shume siç e kanë dëshmuar gjatë rrugëtimit tonë historik.

Por, nuk menduat për ta që t’ua krijoni një hapësirë të veçantë në Komuna dhe administratë të përkohshme ad hock, për ti kryer punët e shumta të karakterit civil administrativ; Nuk menduat që t’iu krijoni lehtësira procedurale në pikë kalimet doganore me shtetet fqinje; nuk menduat që për çështje elementare gjatë kalimit në këto pika doganore ku priten me orë të tëra dhe kolona të gjata, si p.sh. t’iu siguroni kushte higjienike dhe sanitare (tualete) për të mos pësuar dëmtim organesh nga presioni i nevojave fiziologjike; etj.

Shoku Kryeministër ti me këto sjellje po bëhesh armik biznesit dhe armik i Kosovës sepse ti krimin nuk po e lufton por po e paragjykon biznesin.

Shoku Kryeministër a je ti i vetëdijshëm se për më keq me këto deklarata po e kriminalizon vendin tënd, duke e ditur faktin se Kosova nuk figuron në hartën e vendeve ku krimi i shpëlarjes se parasë është i theksuar.

Bazuar në raportin e fundit të publikuar nga Iniciativa Botërore Kundër Krimit të Organizuar, e cila ka mbledhur të dhëna për nivelin e krimit dhe qëndrueshmërinë ndaj tij në 193 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por edhe disa që s’janë pjesë e OKB-së, tregon se Kosova qëndron më së miri në shtetet e Ballkanit Perëndimor, me indeks 4.42, që e renditë pas të gjitha vendeve në rajon, çka tregon se kjo natyrë krimi nuk ka hapësirë të theksuar.

Shoku kryeministër, a është kjo strategji e jotja që ta pengoni liberalizimin e vizave për Kosovën dhe në mënyrë të kontrolluar të na ikën rinia me kontrata ta pa volitshme, për t’u skllavërua atje, sepse po të kishin liberalizim të vizave kishin shkua, kishin pa dhe kishin zgjedh alternativen më të mirë, e nuk ishin robërua.

Apo shoku kryeministër ti me këtë kurs politik po e përgatit veten me dezertua politikisht dhe ikë nga përgjegjësia duke akuzua grupimin qeverisëse me akronime si: PAN , PLAN siç ke abortuar politikisht në mandatin e parë 52 ditësh?

Me këto veprime po ua vërteton OJQ-vë të ndryshme që financohen nga burime anonime se, “Kosova është vend i krimit”, ndaj si mund të pritet të kemi liberalizim të vizave.

Të tjera