Lajme

Një familje e derrave të egër shfaqen në Parkun e Gërmisë

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 15 December 2019

Një familje e derrave të egër janë shfaqur në Parkun e Gërmisë. Sipas një videoje të publikuar në faqen “Germia Park Wildlife”, ata shfaqen diku thellë në këtë park.

Me ndalesën e gjahut në parkun e Gërmisë, si duket tani kanë filluar të kthehen kafshët e egra në këtë vend, shkruan gazeta inFokus.

Kjo njëherit paraqet suksesin e Komunës së Prishtinës dhe Drejtorisë të cilat kanë arritur t’a rikthejnë frymën e gjallesave në këtë zonë./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera