Rozë

Një zemër e madhe si Rita Ora! Shfaqet duke dhënë ndihma për të prekurit nga uragani në Houston (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 31 August 2017

Këngëtarja Rita Ora ka rënë disa herë në sy për kauzat e saj sociale.

Ajo njihet si person me zemër të madhe, gjersa disa herë është bërë pjesë e aktiviteteve për bamirësi.

Këtë gjë më së miri e vërtetojnë disa fotografi, ku së fundmi Ora është parë duke shpërndarë ndihma për të prekurit e uraganit Harvey, që ndodhi pak ditë më parë në Houston.

-Advertisement-

Rita Ora duke ndihmuar familjet në nevojë në Huston

Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në skenë, Rita kësaj radhe ishte veshur me një palë rroba të thjeshta, teksa nuk hezitonte të transportonte paketat ushqimore për nevojtarët që ndodheshin aty.

Fondacioni ka ofruar gjëra elementare për banorët, gjersa do të jap edhe një shumë të konsiderueshme parash.

Ndryshe nga ç’mund të mjaftohej vetëm me dhurimin e fondeve, Rita ka preferuar që të jetë e pranishme edhe gjatë shpërndarjeve që janë bërë për familjet në nevojë. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera