Lajme

Një vrasje në Prishtinë, Prokuroria nis hetimet dhe dërgon trupin për obduksion

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 09 August 2020

Policia e Kosovës njofton për një vdekje që ka ndodhur dje në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh policia e ka cilësuar rastin si vrasje e dyshimtë.

“Prishtinë 08.08.2020 –14:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera