Lajme

Një i vrarë në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 05 June 2017

Një person është dërguar pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit të Pejës.

Mjeku kujdestar i Urgjencës së Spitalit të Pejës, Shkelzen Elezaj, ka konfirmuar për KALLXO.com se trupi i një personi është sjellë në Spital rreth orës 21:20.

“Përkundër të gjitha masave të ndërmarra, te pacienti nuk është vërejtur asnjë shenjë vitale”, ka thënë dr. Elezaj.

-Advertisement-

Rastin ka konfirmuar edhe prokurorja Sahide Gashi. Ajo ka thënë se në bazë të rrethanave, dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera