Rozë

Një vjeçari përfundoi në spital, mori kokainën që i ra babait nga xhepi

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 19 January 2021

Një foshnje 13-muajshe u dërgua me urgjencë në spital në Romë pas marrjes së kokainës.

I vogli fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, por prindërit e tij tani duhet të përballen me drejtësinë.

Ata akuzohen për “plagosje nga pakujdesia”.

-Advertisement-

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, babai i foshnjës është shprehur se kishte humbur dozën e drogës që kishte në xhep se kishte humbur dozën nga xhepi i tij pasi ishte ulur në divan në shtëpi.

Prindërit rreth të 30’ve kishin telefonuar të shqetësuar 118 pasi kishin vënë re gjendjen e fëmijës, i cili u transportua nga Civita Castellana, në zonën e Viterbo, për në Spitali Umberto në kryeqytetin italian.

Për çiftin mund të ketë pasoja të rënda: nëna është gjithashtu përsëri shtatzënë.

Gjatë kontrollit të policisë në banesë nuk u gjet asnjë dozë tjetër droge.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera