Lajme

Një vit pasi iku nga burgu, arrestohet në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 22 September 2020

Një vit më parë, një person ishte arratisur nga Qendra Korrektuese e Burgut të Smrekonicës.

Atij në liri i shkoj pak më shumë se një vit, shkruan Gazeta Infokus.

Megithatë, këtë të hënë pasi personi në fjalë ishte në kërkim nga Policia u zu e u arrestua.

-Advertisement-

Kjo bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

I arratisuri u arrestua në fshatin Kollë të Vushtrrisë, ndërsa është rikthyer në Smrekonicë aty nga ku kishte ikur.

“Me datën 14.09.2019 deri sa ka qenë në vuajtje të dënimit është arratisur nga Qendra Korrektuese e Burgut të Smrekonicës” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës

I dyshuari është dërguar në Qendrën Korrektuese të Burgut në Smrekonicë. /GazetaInfokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera