Sport

Një vit pa kryetarin e parë të FFK-së, Agim Bytyqi

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 10 October 2021

Sot u bë një vit që kur u nda prej nesh njeriu që hyri në histori të futbollit tonë, kryetari i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Bytyqi.

Guximi i tij dhe i shumë bashkëpunëtorëve për të vendosur themelet e Federatës së Futbollit të Kosovës në kohën e okupimit ishte sa domethënës po aq edhe hap vendimtar në jetësimin e ëndrrës së shumë gjeneratave, vazhdimësinë e futbollit të pavarur të Kosovës dhe rrugëtimin e asaj që sot ne e përfaqësojmë me dinjitet dhe përgjegjësi.

Vizioni i tij në drejtimin e FFK-së në periudhën më të vështirë dhe ideali i tij për futbollin e Kosovë do të mbesin përherë në kujtesën tonë.

-Advertisement-

Agimin e njoha që nga ditët e para të mëvetësimit të futbollit. Ai ishte njeri me personalitet të lartë intelektual, por edhe guximtar dhe atdhetar. Andaj, në një vjetorin e ndarjes nga ne e kujtojmë me krenari dhe pietet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për futbollin kosovar.

Vendosmëria e tij për punë edhe në rrethana të tilla të vështira do të jenë shembull për ne dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë.

I përhershëm kujtimi për TY miku im!

Me respekt,

Agim Ademi, president i FFK-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera