Lajme

As një vit nuk reziston rruga në Rugovë

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 14 June 2017
Rruga Drelaj- Koshutan në Rugovë e asfaltuar vitin e kaluar, është shembur pa i bërë një vit nga përurimi.
Ende pa u bërë një vit nga përurimi i rrugës Drelaj – Koshutan në Rugovë të Pejës, të asfaltuar vitin e kaluar, një pjesë  e kësaj rruge është shembur.

Rruga e cila kushtoi 900 mijë euro për t’u asfaltuar vjet nga Komuna e Pejës që lidh fshatrat Drelaj-Koshutan të Rugovës, një pjesë e kësaj rruge të re është shembur.

Asfaltimi i kësaj rruge buxhetit të Komunës së Pejës i kushtoi 900 mijë euro, ndërsa zyrtarët e kësaj komune thonë se shembja ndodhi nga reshjet e mëdha të shiut.

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Pejës, Durim  Sheremeti, i kontaktuar nga KALLXO.com,tha se shembja e rrugës në hyrje të fshatit Koshutan është bërë muaj me parë.

-Advertisement-

“Problemi është i shkaktuar prej reshjeve atmosferike të larta që ka pasur. Problemi kryesor ka qenë para reshjeve të mëdha para dy muajve”, tha Sheremeti.

Sipas tij,operatori i kontraktues i Komunës së Pejës do ta sanojë shembjen.

“Në javët në vazhdim do intervenohet në atë rrugë dhe do sanohet i gjithë problemi. Para se me intervenuar operatori kontraktues për mirëmbajtjen e rrugëve, do bëhet edhe vlerësimi financiar i dëmeve”, tha Sheremeti për KALLXO.com.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera