Lajme

Një vit nga fillimit i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, ja sa doza janë administruar

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 29 March 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot janë bërë një vit nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 (29 mars 2021).

MSH-ja thotë se ndonëse e ka filluar e fundit në rajon vaksinimin, Kosova ia ka dalë që të ketë shkallë më të lartë të vaksinimit se shtetet e rajonit, përfshirë Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Bullgarinë dhe shtete të tjera, përderisa ka shkallë të krahasueshme me disa shtete të Evropës.

“Me mbi 1.820.000 doza të administruara, vaksinimi te popullata mbi 18 vjeçe në Kosovë ka arritur në 70% me një dozë dhe 63.4% me dy doza. Te popullata mbi 12 vjeçe, janë vaksinuar 62.7% me një dozë dhe 57.1% me dy doza. Sfidë mbetet vaksinimi me dozën e tretë, ku vetëm rreth 7% e popullatës mbi 12 vjeçe e kanë marrë atë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera