Rozë

Një vilë 2.4 mln euro për Wanda Nara-n në Como (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 10 August 2018

Një vilë me kopsht që të nxjerr direkt në Liqenin e Como-s është dhurata që Mauri Icardi i ka bërë bashkëshortes së tij, Wanda Nara.

“La casa de mis sueños Gracias @mauroicardi #micasadecomo”, zbulon e lumtur topmodelja argjentinase, ndërsa tregon disa pjesë të zonës së kopshtit, ku fëmijët e saj zbaviten të kënaqur dhe ajo fotografohet me kostum plazhi.

Dhe kështu, edhe Mauro e Wanda i bashkohen “Vip”-ave, të cilët, të tërhequr nga bukuria e vendit, kanë blerë shtëpi në Liqenin e Como-s (Itali), nga George Clooney tek shumë të tjerë. Dhe pa humbur kohë, pasi kanë përfunduar bisedimet, çifti ka nisur ta shfrytëzojë vilën e ndërtuar 50 vjet më parë, që sipas burimeve është paguar 2.4 milionë euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera