Shëndetësi

Një veprim i vetëm ndihmon në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 11 October 2017

Konsumimi i sasive të mëdha të ujit çdo ditë mund të sjellë përfitime të papritura – e ndër to është edhe parandalimi i infeksioneve të traktit urinar.

Vajzat e reja të cilat kanë konsumuar gjashtë gota ujë çdo ditë kanë qenë 48 për qind më pak të prira të vuajnë nga një infeksion tjetër, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, uji ka ndihmuar që vajzat e reja ta reduktojnë edhe sasinë e antibiotikëve që e konsumojnë për 47 për qind.

-Advertisement-

Femrat janë më të prira të vuajnë nga infeksionet e traktit urinar sesa meshkujt, kryesisht për shkak të anatomisë së tyre.

Ndërsa sa i përket ujit si parandalues të këtyre infeksioneve, autori i këtij studimi, Dr. Thomas Hooton, ka thënë se rritja e sasisë së konsumimit të lëngjeve e zvogëlon rrezikun e infeksioneve të traktit urinar në dy mënyra: duke i parandaluar bakteret të aderojnë në fshikëz dhe duke e zvogëluar përqendrimin e përgjithshëm të baktereve të cilat mund të shkaktojnë infeksion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera