Lajme

Një i vdekur në Zhegër të Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 09 March 2018

​Në fshatin Zhegër të Gjilanit gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë i vdekur ka mbetur një person, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari mashkull i nacionalitetit shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën ka goditur një motoçikletë, të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur motoçikletën të cilën ishte duke drejtuar viktima mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar pasagjeri në motoçikletë dhe i dyshuari, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /INFOKUSi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera