Lajme

Një i vdekur dhe disa të tjerë të evakuuar në Londër

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 10 June 2017

Një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë evakuuar pasi një veturë hyri në bodrumin e një pallati në qendër të Londrës.

Fotografitë dramatike shfaqin pjesën e përparme të automjetit që u shkul nga toka në Kensington, me pjesë të veturës të shpërndara nëpër rrugë.

Makina hyri përmes disa barrierave para se të futej në ndërtesë – e cila duket të ketë një çarje në mur – dhe të zhytej në bodrum, transmeton Gazeta Express.

Dy njerëz mbetën të ngujuar brenda përderisa dy të tjerë ia dolën që ta lirojnë veten nga rrënojat. Policët thanë se kanë parë veturën duke ecur shpejt para se të përplasjes dhe se e kishte sinjalizuar të ndalej, por ajo iu ‘largua nga sytë’.

Një banor i cili jeton brenda ndërtesës përshkroi për MailOnline horrorin e saj përderisa ajo dëgjoi një nga burrat e bllokuar brenda makinës duke bërtitur me orë të tëra para se të shpëtonte.

Të tjera