Një valë globale hakerash godet Gjermaninë, preken qindra kompani dhe institucione
Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 07 February 2023
Një valë globale e sulmeve kibernetike ka paralizuar bizneset dhe institucionet gjermane. Sipas zyrës kompetente federale, mund të jenë prekur qindra sipërmarrje. Një përditësim i softuerit mund të mbyllë problemin.
Kompanitë gjermane dhe institucionet publike kanë pësuar gjithashtu dëme në një valë botërore të sulmeve kibernetike në shkallë të gjerë me programe kompjuterike shantazhi. “Sipas njohurive aktuale, duket se ka një numër mesatar treshifror të të prekurve në Gjermani,” tha Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI) në Bonn me kërkesë të agjencisë së lajmeve dpa. Nuk mund të flitet ende konkretisht për shkallën e dëmit.
Të dielën, autoriteti italian i sigurisë kibernetike ACN kishte paralajmëruar tashmë për këtë valë sulmesh. Sulmi kibernetik paralizoi faqet e internetit të disa organizatave dhe institucioneve atje. ACN u ka kërkuar kompanive të ndërmarrin hapa për të mbrojtur sistemet e tyre.
Programi i hakerëve ka shfrytëzuar një të çarë sigurie
Sipas BSI, sulmet u përqendruan në Francë, Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe Kanada. Raportohet se janë prekur edhe vende të tjera. Në të ashtuquajturat sulme ransomware, hakerët hyjnë në sisteme, i vënë nën kontroll dhe shifrojnë të dhënat. Të dhënat më pas përgjithësisht kodohen dhe bëhen të arritshme vetëm pas pagesës së një shpërblimi.
E care sigurie
Sulmet kibernetike kanë si objekt përdoruesit e një zgjidhjeje të veçantë virtualizimi nga prodhuesi VMWare, i quajtur server ESXi, i cili ndan një server fizik në disa makina virtuale.
Sipas BSI, defekti i sigurisë në softuerin VMWare u mbyll në shkurt 2021 me një përditësim të programit. Autoriteti gjithashtu thuhet se paralajmëroi në atë kohë kundër shfrytëzimit të difekteve në produktin në fjalë.
Subjektet e të dhënave duhet të verifikojnë masat mbrojtëse
Rüdiger Trost, kreu i zgjidhjeve të sigurisë kibernetike në firmën e sigurisë së IT-së WithSecure, tha për dpa se në mbarë botën janë instaluar rreth 84.000 serverë me softuerin e prekur dhe rreth 7.000 prej tyre janë në Gjermani. Megjithatë, është e pamundur të thuhet se cilat janë ende të pambrojtur.
Eksperti kujtoi se difekti i sigurisë ishte zbuluar dhe mbyllur pak kohë më parë. “Ata që janë ende viktima duhet të kontrollojnë masat e tyre mbrojtëse”. E veçanta, sipas tij, është se në rastin aktual, sulmi nuk është drejtuar kundër softuerit Windows, por kundër një zgjidhjeje që funksionon në sistemin operativ Linux. “Shumë njerëz besojnë gabimisht se ransomware për Linux-in nuk ekziston dhe heqin dorë nga masat përkatëse mbrojtëse,” tha Trost./DW
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...