Lajme

Një vajzë lëndohet rëndë, vetura e goditi teksa po kalonte në zebra

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 13 December 2019

Një femër është lënduar rëndë pasi është goditur nga një veturë sot rreth orës 07:25 në rrugën “Wesley Clark”, në Prizren, teksa po kalonte në vendkalimin për këmbësorë.

“Një veturë e ka goditur sot një këmbësore femër rreth orës 07:25, në rrugën Wesley Clark, teksa po kalonte në vendkalimin për këmbësorë.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar togeri Shaban Osmanollaj.

-Advertisement-

Viktima sipas informacioneve të para ka marrë lëndime të rënda trupore” , ka thënë Osmanollaj për Gazetën Sinjali.

Më tutje, ai ka bërë të ditur që njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera