Lajme

Një ushtar gjerman arrestohet me dyshimin për planifikimin e një sulmi terrorist

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 27 April 2017

Autoritetet në qytetin bavarez të Hammelburgut kanë arrestuar një ushtar gjerman të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist.

Lajmi u konfirmua sot nga prokurorët dhe forcat e armatosura gjermane (Bundeswehr).

Sipas një raporti nga media lokale, 28-vjeçari hiqej si refugjat sirian në shtetet e Hesseit dhe Bavarisë, në fund të vitit 2015 dhe në fillim të vitit 2016 dhe kishte planifikuar të kryente një sulm terrorist, të motivuar nga ksenofobia.

-Advertisement-

Gjithashtu, një student 24-vjeçar u arrestua dje, i dyshuar si bashkëpunëtor.

”Autoritetet kontrolluan banesën e tij dhe gjetën sende që binin ndesh me ligjet gjermane për armët”, thanë prokurorët, pa dhënë informacione të detajuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera