Lajme

Një tjetër valë i nxehti do të prekë Europën për dy javët në vijim

Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 07 Shtator 2023

Një tjetër valë e nxehtë pritet të rikthejë për 2 javët në vijim, temperatura deri në 38-39 gradë, në një pjesë të Europës. Britania dhe Franca, deri në datë 20 shtator, do të kenë diell e ditë të nxehta, njësoj siç ndodhi në korrik apo fillim gushti.

Të paktën për 7 ditët në vijim, një të nxehtë përvëlues do të përjetojnë shtetet nga Europa Qendrore, me valën që do të zhvendoset drejt qendrës e më pas veriut të kontinentit.

Nga sot, Franca e Zvicra do shënojnë temperatura rekord, deri të shtunën, po njësoj temperatura deri në 39 gradë janë shënuar të hënën në të gjithë Britaninë.

-Advertisement-

Greqia po ashtu do përjetojë një shtator të nxehtë, edhe pse janë parashikuar edhe shira afat-shkurtër.Përmbytje e reshje pa pushim, janë regjistruar ndërkohë në Spanjë. Në Toledo uji ka vërshuar rrugëve, përmbytje e probleme janë shkaktuar edhe në Madrid.

Nga ngjyra e kuqe, niveli i alarmit në Spanjë, është ulur në portokalli prej të hënës.

Edhe për shtatorin, kushtet e motit, së paku në Europë, do të mbeten të njëjta, me meteorologët flasin për temperatura ekstremisht të larta, duke marrë parasysh faktin që jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy