Një tjetër shtet shkon në CAS ndaj Rumanisë pas fitores në tavolinë ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
11:23 | 21 November 2024
Suedia fitoi 6-0 kundër Azerbajxhanit në raundin e fundit të Ligës së Kombeve.
Fitorja e ishte e rëndësishme sepse kombëtarja suedeze kishte mundësinë të dilte kombëtarja më e mirë e Ligës C, që ndoshta do të nënkuptonte një vend përfundimtar në play-off për Kupën e Botës 2026.
Por nuk ndodhi kështu. Të mërkurën, UEFA njoftoi se Rumanisë do t’i jepet fitorja në tavolinë kundër Kosovës, e cila u ndërpre në minutën e 92-të me rezultatin 0-0.
Kësisoj, Rumania doli përfaqësuesja me më së shumti pikë dhe e para në Ligën C.
Gazeta Fotbollskanalen raporton se Federata Suedeze e Futbollit e ka ankimuar vendimin.
Edhe nëse artikulli nuk jep detaje të sakta në lidhje me këtë apel, suedezët me shumë gjasa do të kërkojnë shpjegime sesi Rumania doli e para në Ligën C pas fitores në tavolinë, e jo në fushë.
“Pas fitores [ndaj Azerbajxhanit], ne kemi pritur njoftimin e UEFA-s për rezultatin e ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës. Tani ka ardhur një vendim i cili nga ana jonë është negativ. Vendimi ka të bëjë kryesisht me skuadrat e përfshira, por jemi duke hetuar mundësinë e apelimit”, tha Kim Kallstrom, menaxheri i kombëtares suedeze.
“Është e pabesueshme që sjellja jashtë fushës ka ndikim në rezultatin sportiv dhe ndikon si në skuadrat e përfshira ashtu edhe tek ne”, tha Kallstrom.

Të tjera
-
KRU Prishtina nis shkyçjet e borxhlinjve, ndërpritet uji për konsumatorët me mbi 3 mijë euro borxh
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka filluar aksionin e shkyçjes s...
-
Izraeli: Kemi shkatërruar vendet ku prodhoheshin raketat e Iranit
Forcat Ajrore Izraelite kryen një valë sulmesh në Teheran gjatë natës, duke s...
-
Zgjedhje të dyfishta më 12 tetor – Të gjithë kundër, përpos “Vetëvendosjes
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vendosur që zgjedhjet komunale të mbah...
-
Abdixhiku: Kurti është i paditur politikisht
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikua...
-
Shqipëria pret Samitin e NATO-s në vitin 2027, konfirmimi vjen nga Holanda
Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Tra...
-
Nezir Kraki i mban krahun Kurtit: Termi “nomadë” nuk ishte ofendim, ne jemi aty për të bërë Kuvendin
Deputeti i Guxo-s, Nezir Kraki, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin...
-
Trump merr vendimin e fundit për Tik-Tokun
Presidenti Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv duke zgjatur...
-
Çeku e shkruan postimin e parë si kandidat, flet për Prishtinë të gjelbër
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ...
-
Abdixhiku: Memli Krasniqi mund të flasë vetëm për 24 deputetët e PDK-së, jo për partinë e Emiliës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar dekl...
-
SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael
Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të nga...
-
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentua...
-
Abdixhiku, Kurtit: Mos më çoni më njerëz, as asgjë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se L...