Rozë

Një tjetër shans për Gertën: ‘Po’ ose ‘Jo’ – publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 04 February 2025

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania solli një zhvillim të papritur lidhur me vendimin për skualifikimin e Gertës pas incidentit me Gjestin.

Pasi u shpall fillimisht largimi i saj nga gara, prezantuesi Ledion Liço njoftoi se Vëllai i Madh ka vendosur t’i japë një mundësi të dytë, por me një kusht: publiku do të vendosë fatin e saj përmes një televotimi.

Banorët u vendosën përpara një zgjedhjeje të rëndësishme – nëse do t’i jepnin Gertës të drejtën që e ardhmja e saj në shtëpi të vendosej nga publiku. Pasi shumica e tyre u shprehën pro, produksioni vendosi që ajo të kalojë në televotim.

-Advertisement-

Tani, publiku do të votojë me mesazhe ‘PO’ ose ‘JO’ për të vendosur nëse Gerta duhet të vazhdojë garën apo të largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta, si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj, duke u bërë një nga momentet më të diskutueshme të këtij sezoni.

A do ta falë publiku Gertën dhe t’i japë një tjetër shans? Apo do të vendosë që ajo të largohet përfundimisht? Rezultati pritet të zbulohet në spektaklin e ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera